09.12.2016 · përditësuar para 3522 dite1 min lexim
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodh në qendër të Prishtinës, në sheshin "Zahir Pajaziti" në orët e vona të natës, njofton Klan Kosova.
Shpërthimi ka ndodhur krejt afër skenës ku po mbante koncert rokgrupi kosovar “Troja”.
“Troja” po përformonte për të përmbyllur Javën Kundër korrupsionit në Kosovë.
Fatmirësisht shpërthimi ndodhi pak çaste pasi ka përfunduar koncerti ndaj edhe turma e njerëzve ishte shpërndarë.
Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po e inspekton hapësirën, ndërsa në një njoftim të sajin thuhet se nuk ka ndonjë të lënduar dhe se hetimet për rastin janë duke vazhduar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.