Lajmet e fundit

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ndodhën shpërthime të fuqishme.
Zëdhënësi i Drejtorisë Policore në Kabul, Hashmet Estanikze tha se kanë ndodhur dy shpërthime në afërsi të dy stacioneve policore në kryeqytet.
Ndërsa shpërthimi i dytë siç tha Estanikze ka ndodhur në afërsi të stacionit policor në rajonin Dashti Barçi. Sipas tij, pas shpërthimit në rajon janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.
Ende nuk ka informacione për viktima apo të plagosur si pasojë e shpërthimeve.