Lajmet e fundit

Disa persona të panjohur mbrëmë pas mesnate kanë hedhur një mjet shpërthyes në fshatin Donji Jasenovik në Zubin Potok.
Mjeti është hedhur afër rrugës magjistrale duke i shkaktuar dëme veturave të parkuara, ndërsa të lënduar nuk ka, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.
“Disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në fshatin Donji Jasenovik në komunën e Zubin Potokut, e cila ka eksploduar afër rrugës në magjistrale. Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Policia është duke mbledhur fakte dhe duke e hetuar rastin, ndërsa të arrestuar nuk ka”.
Ndërkaq, mediat në Serbi po raportojnë se cak i këtij sulmi ishte shtëpia e afaristit, Rade Dobriq.