Lajmet e fundit

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin kroat, Zagreb pas shpërthimit të një granate dore.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës shtatë në rrugën "Sutlanska", transmeton Klan Kosova.
Gruaja e plagosur në këtë rast ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa gjatë shpërthimit janë dëmtuar edhe disa vetura përreth.
Televizioni N1 duke iu referuar informatave jozyrtare raporton se se bomba ishte aktivizuar nga një femër e cila është plagosur dhe më pas është dërguar në spital për trajtim, transmeton Klan Kosova.