Lajmet e fundit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në qytetin Van të Turqisë, në një zonë në mes të godinës së AK Partisë dhe godinës së Prefekturës, raporton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.
Si pasojë e shpërthimit shumë biznese dhe shtëpi përreth thuhet se janë dëmtuar, ndërkohë në zonë janë dërguar një numër i mardh ambulancash.
Sipas burimeve paraprake njoftohet për të plagosur të cilët janë dërguar me ambulanca në spitalet më të afërta.
Nga ana tjetër ekipet e zjarrfikëses janë në vendngjarje për fikjen e zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi.