Lajmet e fundit

Të paktën dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm, dhe 16 të tjerë janë plagosur në shpërthimin që tronditi qytetin e Adanas në jug të Turqisë.
Zyrtarë të këtij vendi besojnë se ky ishte një sulmi vetëvrasës, i cili është kryer nga gratë, transmeton Klan Kosova.
Agjencia turke Dogan njofton se eksplodimi ndodhi në parkingun e ndërtesës, ku ndodhet zyra e guvernatorit të qytetit.
Militantët kurdë dhe ekstremistë majtistë kanë kryer një seri sulmesh me bomba në Turqi në vitet e fundit, transmeton Klan Kosova.