Lajmet e fundit

11 persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një veture bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Shpërthimi ndodhi në një treg, afër të cilit ndodhet një Universitet të cilin po e vizitonte presidenti, Hassan Sheikh Mohamud.
Askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë incident, por dyshohet se këtë sulm e kanë kryer grupi militant islamik, Al Shabab.
“Ishte kaos dhe kishte shumë trupa të të vrarëve në rrugë”, ka thënë një dëshmitar, transmeton Klan Kosova.
Mjekët dhe ekipet mjekësore kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.