Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur lëndë plasëse në derën e shtëpisë një personi në Shkodër.
Sipas një informacioni paraprak nga blutë e qytetit rajonal, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mengjesit.
“Ka ardhur një telefonatë në sallën e komandimit se në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në pallatin 2 katesh, tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lende plasese, për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij”.
Janë duke u kryer veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave te ngjarjes, raporton Panorama, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.