Lajmet e fundit

Një shpërthim ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin brazilian të Rio de Janeiros, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Dhjetëra ndërtesa u dëmtuan nga shpërthimi, në lagjen Sao Cristovao dhe të paktën shtatë persona u plagosën, duke përfshirë edhe një fëmijë.
Zyrtarët thanë se ata dyshojnë se një rrjedhja e gazit në një lokal biznesi mund të ketë qenë shkaku i shpërthimit.
Punëtorët e shpëtimit janë duke kërkuar në rrënoja, por deri më tani nuk është raportuar për asnjë të vdekur.