Lajmet e fundit

Në një sulm vetëvrasës që ka ndodhur të martën në Pakistan në njërën nga zyrat qeveritare pakistaneze, kanë mbetur të vdekur 22 persona, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Bombardimi ka ndodhur jashtë Databazës Kombëtare të Regjistrimeve në qytetin Mardan.
“Një kamikaz që po e voziste një motoçikletë me eksplozivë, ka hyrën në zyrën qeveritare NADRA në Mardan, ku ka lënë të vdekur një numër të madh njerëzish që po prisnin në radhë”, ka thënë një oficer policie.
Ky sulm është njëri ndër më vdekjeprurësit që nga masakra e dhjetorit të kaluar ku mbetën të vdekur 150 studentë dhe mësues në Peshawar.
U raportua se bombarduesi ka ardhur në Mardan me një motoçikletë dhe më pas ka e ka hedhur veten në erë.
Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se kjo zyrë kur ka ndodhur sulmi, është zakonisht e mbushur me njerëz që presin në radhë për tu pajisur me karta identiteti.