Lajmet e fundit

Një depo për naftë në Kiev e cila me orë të tëra ka qenë nën flakët e zjarrit, në të cilin e kanë humbur jetën pesë persona, ka ndodhur një shpërthim i ri, transmeton TetovaSot.
Zjarri në depon "BRSM-Naftë", rreth 30 kilometra në jugperëndim të Kievit, ka shpërthyer dje, pas së cilës kanë shpërthyer rezervoaret për karburante. Deri në mëngjes zjarri ka përfshirë të paktën 16 rezervuare.
Zjarrfikësit kanë arritur të parandalojnë që zjarri të përhapet në pyllin përreth.Sipas informacioneve më të reja në zjarr kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa dhjetë janë lënduar, nga të cilët njëri më rëndë.
Pronarët e depos paraprakisht kanë deklaruar se dyshojnë se zjarri është vënë qëllimisht.Vlerësohet se në depon për naftë ka deri në 14 mijë tonë naftë.