Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Bulqizës ku si pasojë e shpërthimit të gazit të metanit në minierë, kanë mbetur të plagosur 10 punonjës.
Dy prej të plagosurve janë shtetas kinezë dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se pusi ku ndodhi shpërthimi i është dhenë një kompanie kineze me koncesion. Dhe sipas burimeve nga vendngjarja në nivelin e 16 ku ka ndodhur shpërthimi i gazit punojnë afërsisht deri në 20 persona, dhe bëhet fjalë për shtetas kinez.
Mësohet se shpërthimi ka qenë shumë i madh dhe të lënduarit janë edhe të asfiksuar edhe të lënduar nga shpërthimi./albeu