Lajmet e fundit

Një shpërthim në një treg të madh fishekzjarresh në Mexico City ka lënë të lënduar të paktën 60 persona.
Shpërthimi ndodhi në Tultepec, rreth 40 kilometra në veri të Mexico City, ku piroteknika është industri e madhe, njofton Klan Kosova.
Ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes duke ndihmuar të lënduarit dhe trajtuar pasojat tjera të këtij shpërthimi.