Lajmet e fundit

Policia ka deklaruar se dy persona kanë vdekur dhe 15-të të tjerë janë lënduar në një shpërthim zjarri në një spital në qytetin Bochum në Gjermaninë Perëndimore, raporton New York Times, transmeton Klan Kosova.
Më shumë se 200 zjarrfikës janë përballë me flakët e zjarrit në spitalin Bochum Bergmannsheil.
Në një deklaratë policia ka bërë me dije se zjarri ka shpërthyer në dhomën e një pacienti në katin e gjashtë në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Spitali Bergmannsheil, ishte ndërtuar në vitin 1888 për t’i trajtuar punëtorët e lënduar nëpër minierat e thëngjillit. Konsiderohet si njëra ndër klinikat e para në botë, që kanë trajtuar rastet me aksidente dhe emergjenca.