Lajmet e fundit

Rreth mesnatës në qytetin e Fushë Krujës një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën hyrëse të një mobilerie, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
"Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale", thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të shumta materiale, shkruan Top Channel.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.