09.02.2017 · përditësuar para 3460 dite1 min lexim
Një shpërthim ka ndodh në trafo-stacionin e fabrikës së Ferronikelit, njofton Klan Kosova.
Shpërthimi ka ndodh rreth orës 20:45, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
Lajmin për Klan Kosovën e kanë bërë të ditur punëtorët e kësaj fabrike që tashmë gjenden në vendin e ngjarjes.
I gjithë objekti i kësaj fabrike tashmë gjendet në terr.
Ndërsa këtë shpërthim për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Një trafo ka dalë prej sistemi, kjo nuk paraqet rrezik, nuk ka të lënduar – të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.