Lajmet e fundit

Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e sotme në Elbasan në lagjen “11 Nëntori”.
Forca të shumta policie patrullojnë rrugët e kësaj lagjeje. Policia tha se nuk ka të plagosur dhe shpërthimi ka ardhur nga fishekzjarret.
Ka patur panik në këtë qytet pasi dy ditë më parë iu bë atentat Capajve në lagjen "Emin Matraxhiu" dhe më pas autorët dogjën makinën e tyre.
Sakaq për ngjarjen e sotme, policia thotë se nuk ka vend për tu shqetësuar./ Opinion.al