Lajmet e fundit

Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Diayrbakir në Turqi.
Disa njerëz janë plagosur nga ky shpërthim derisa shumë ambulanca janë parë në vendngjarje, transmeton Klan Kosova.
Shkaku i këtij shpërthimi që ka ndodhur një ditë përpara një referendumi mbi zgjerimin e kompetencave të Presidentit Tayyip Erdogan nuk është bërë i ditur.
Shpërthimi ka ndodhu në qendër të Diyarbakir, në zonën e banimit të Baglar, në të njëjtin vend ku një sulm me makinë bombë që dyshohet se e kishte kryer Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) kishte lënë dhjetëra njerëz të plagosur muajin nëntor të vitit të kaluar.
Diyarbakir është qyteti më i madh në juglindje të Turqisë.