Lajmet e fundit

Një person ka vdekur dhe 14 persona të tjerë janë lënduar nga një shpërthim në një bllok banesash në një resort të Spanjës në afërsi të Barcelonës, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Nuk është bërë menjëherë e qartë se çka e ka shkaktuar eksplodimin, në ndërtesën që ndodhet në qytetin bregdetar në Premia de Mar, që ndodhet 15 milje në veri të Barcelonës.
Mediat lokale kanë raportuar për zjarrin duke publikuar edhe fotografi në ndërtesën shtatë katëshe, dhe kanë thënë se njerëzit janë evakuuar, kurse hetuesit janë përpjekur ta determinojnë se çka e ka shkaktuar shpërthimin.