Lajmet e fundit

Disa persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërdhimi në një resort turistik në Antali.
Agjencia e lajmeve Dongan, ka publikuar disa video ku shihen pesë vetura të ambulancës para ndërtesës e rrethuar nga dhjetëra persona, transmeton Klan Kosova.
Një dëshmitar që ishte në ndërtesë i tha CNN se shpërthimi ka thyer dritaret si dhe shumë persona kanë mbetur të plagosur.
Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit mirëpo sipas disa raportimeve shpërthimi është shkaktuar nga një veturë bombë e lënë në parking.