Lajmet e fundit

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokcen” në Stamboll, ka bërë të ditur aviokompania Pegasus, duke theksuar se ky incident nuk ka anuluar fluturimet e parapara. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00.
Shkaktari i shpërthimit nuk dihet, por policia është duke hetuar nëse ka lidhje me ndonjë sulm terrorist, transmeton Klan Kosova.
Media lokale ka raportuar që dy pastrues gjendeshin ne bordin e aeroplanit në kohën kur ndodhi shpërthimi, duke çuar në spekulime se një mjet shpërthyes ishte në bordin e aeroplanit.
Agjencia shtetërore Anadolu ka thënë se policia e armatosur me xhaketa mbrojtëse ka siguruar hyrjet e aeroportit pas shpërthimit, duke kërkuar për automjete në zonë.