Lajmet e fundit

Një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit të Kriminalistikës në Bruksel, pa shkaktuar viktima, raportojnë mediat belge, transmeton Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit ku makina ka kaluar përmes tri barrierave dhe një ose më shumë sulmues kanë shpërthyer bombën.
Belgjika është në gjendje të lartë gatishmërie që nga sulmet e 22 marsit në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit, nga të cilat kanë humbur jetën 32 veta.