Lajmet e fundit

Ende pa kaluar 24 orë, bashkëpunimi mes çiftit më të njohur shqiptar Nora Istrefi dhe Robert Berisha, ka mbledhur gati gjysmë milioni klikime në youtube, njofton Klan Kosova.
“S’ka inat” muzika e së cilës është bërë nga BigBang, duket se iu ka pëlqyer fansave të të dy artistëve, këngë kjo e cila erdhi si befasi me një paralajmërim shumë modest nga Nora, në rrjete sociale, gjë të cilën Roberit e ka mbajtur të fshehtë.
Edhe pse Roberti e ka thënë edhe më parë se do të ketë bashkëpunime edhe me bashkëshorten e tij, ky projekt, të themi të drejtën nuk është pritur kaq shpejt.
Mirëpo, ajo që ka rëndësi, është se kënga ka nisur mirë, dhe pse jo të radhitet si njëra ndër hitet që do të mbahet mend gjatë kësaj verë, dhe më shumë.