Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ndodhi në katin e dytë të një pallati në zonën e Porcelanit.
Forcat antieksploziv dhe efektivë të shumtë policie kanë qenë në vendngjarje. Sipas
Euronews.al, ka nisur këqyrja e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur detaje nga ngjarja, transmeton Klankosova.tv.
Nga dyshime e para mendohet se bëhet fjalë për lëndë plasëse, por policia pritet të dalë në orët në vazhdim me një reagim zyrtar.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.