26.03.2018 · përditësuar para 3051 dite1 min lexim
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Partizani” në Burrel.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.
Mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur një lokali që ndodhet në katin e parë të një banese dy katëshe, shkruan Top Channel.
Policia ka arritur në vendngjarje dha ka nisur hetimet për arsyet e mundshme dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje tre persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.