Lajmet e fundit

Jeta e saj romantike ka qenë fokusi i mediave për vite të tëra.
Dhe Jennifer Aniston surprizoi fansat e saj kur tregoi që njëherë e kishte menduar që nuk do të mund t’ju mbijetonte dhimbjeve të së kaluarës.
Aktorja këtë deklaratë për jetën e saj intime e dha tek një bisedë tek festivali i filmit Giffoni, në Itali.
Në pyetjen e një adoleshenti se a i kishte ndodhur të zgjohej në mëngjes e të mos e njihte veten aktorja Aniston tha që nuk ka gishtërinj të mjaftueshëm të tregonte sa herë i kishte ndodhur kjo.
“Të gjithë jemi qenie njerëzore në fund të ditës, në qoftë se jemi kamerier student, apo çfarëdo qoftë, në fund të ditës përplasemi në mur e nuk mund të shkojmë më larg” ka thënë Aniston.


