Lajmet e fundit

Caitlyn Jennner ka falënderuar familjen e saj me lot në sy gjatë fjalimit të saj derisa po e pranonte çmimin "Arthur Ashe Courage Award".
65-vjeçarja është duartrokitur teksa doli në skenë në këtë dalje e cila ishte dalja e saj të parë publike pas transformimit të saj në një ngjarje çmimesh.
Caitlyn është përlotur derisa falenderoi familjen, nënën, motrën si dhe 9 fëmijët që ndodheshin në audiencë.
"Frika më e madhe në zbulimin e Caitlyn Jenner ishte se kurrë nuk kam dashur të lëndoj dikë, veçanërisht familjen dhe fëmijët e mi," ka thënë Caitlyn para të pranishmëve derisa po fliste rreth luftës së saj për seksualitetin, transmeton Klan Kosova.
"Jam shumë, shumë e lumtur që ju kam të gjithve pjesë të jetës sime. Faleminderit," tha Jenner derisa po fshinte lotët në sy.