Lajmet e fundit

Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision.
Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.
Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë çdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit”, njofton ministria, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.