Në klinikën e Oftalmologjisë së QKUK-së, raportohet se ka shpërthyer një gyp i ujit në pjesën e sterilizimit.
Avaria raportohet të ketë ndodhur në katin e katërt të kësaj klinike.
Ndërkaq, siç mëson Klan Kosova, uji ka depërtuar më pas edhe në sallën e operimeve gjë që ka bërë, siç mësohet nga burimet, që të anulohen të gjitha operimet e caktuara për sot.
Lajmin për shpërthimin e gypit të ujit e ka konfirmuar edhe burimet brenda klinikës për Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.