Lajmet e fundit

Esheria Coli është prezent në Britani, duke prekur më shumë se 100 persona e që mund të jetë i lidhur me ngrënien e gjetheve të sallatës, kanë deklaruar zyrtarë shëndetësorë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani 109 persona janë të prekur nga Esheria Coli- 102 në Angli, gjashtë në Uells dhe një në Skoci.
Ky infeksion mund të shkaktoj disa simptoma duke filluar nga forma më e thjeshtë e diarresë deri tek më e rënda e që zakonisht shoqërohet me dhimbje të mëdha abdominale.
Edhe pse shkaku i këtij infeksioni nuk dihet me siguri, hulumtimet preliminare tregojnë që shumë nga njerëzit e prekur janë ushqyer me sallate duke përfshirë edhe gjethe, para se të sëmureshin.