Lajmet e fundit

Protestues të dhunshëm kanë marrë rrugët e Athinës, duke i kundërshtuar në këtë formë diskutimet në parlamentin evropian, për masat ekonomike që duhet t’i marrë Greqia për dalje nga kriza, shkruan britanikja The Independent, transmeton Klan Kosova.
Debati i cili ka filluar në ora 20:00, ka mobilizuar athinasit përballë ndërtesës së parlamentit grek.
Përmes fotografive shihet një numër i konsiderueshëm i protestuesve, të cilët kanë nxitur dhunën si dhe policia speciale e cila po mundohet t’i shpërndajë protestuesit.