Lajmet e fundit

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në banesën e një 61-vjeçareje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë duke shkaktuar plagosjen e gruas.
Sipas policisë së Vlorës, rreth orës 08:35 ka marrë njoftim se ka rënë zjarr në një banesë, dhe pasi ka mbërritur ka konstatuar se shkak ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit.
Bëhet e ditur se 61-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, shkruan shekulli. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit. Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen dhe mbylljen e bombolës, pa probleme të mëtejshme.