Lajmet e fundit

Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi pasditen e së hënës në një lokal në rrugën"Nënë Tereza" të Fushë-Kosovës.
Policia bën me dije se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin, transmeton Klan Kosova.