Lajmet e fundit

Një bombë ka shpërthyer jashtë një banke në Athinë.
Një roje sigurie në bankën në rrugën Santaroza të Athinës ka thënë se ka parë dy njerëz në një motor që po e linin një qese dhe po ecnin drejt zonës së Exarchia.
Në të njëjtën kohë thuhet se ka pasur një thirrje telefonike për të thënë se bomba do të shpërthejë pas 35 minutash, transmeton Klan Kosova.
Në fakt kështu edhe ndodhi. Bomba shpërtheu dhe raportohet se ka pasur shumë dritare të thyera gjë që tregon se shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm.
Nuk është raportuar për persona të lënduar.