Lajmet e fundit

Forcat Siriane të Sigurimit janë përfshirë në luftëra të ashpra me rebelët në kryeqytetin e Damaskut, thonë banorët.
Predhat e artilerisë janë lëshuar në zemër të qytetit si pjesë e një sulmi rebel befasues, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kryengritësit i detonuan dy bombë-vetura vetëvrasëse në bashkinë e Jobarit, para se të tentojnë që të sulen drejt linjave mbrojtëse të qeverisë, thanë vëzhguesit.
Ushtria iu përgjigj atyre me sulme ajrore.
Mediat shtetërore siriane thanë se u shfrytëzuan edhe tunelet e fshehta për ta lansuar sulmin në Jobar.