Lajmet e fundit

Ende nuk janë bërë 24 orë që kur Shkurte Gashi dhe Flori Mumajesi publikuan bashkëpunimin e tyre të titulluar “Tu luta”, njofton Klan Kosova. Por, kjo këngë po del të jetë një hit-baladë, e këtë gjë po e konfirmojnë edhe klikimet në youtube.
Afër 400 mijë klikime janë shënuar deri më tani, e poashtu edhe shumë komente pozitive janë bërë poshtë klipit. E përveç kësaj, edhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me shpërndarjen e kësaj kënge, si nga ana e kolegëve të artistëve si nga fansat.
Muzika dhe teksti për këngë janë bërë nga Flori Mumajesi derisa për klipin është përkujdesur Pinkmoon.