Lajmet e fundit

Bashkëpunimi në mes të Encës dhe reperit Noizy duket se është pëlqyer shumë nga publiku.
Projekti muzikor i titulluar “Bow Down” që është publikuar pak ditë më parë ka arritur që të mbledhë shumë klikime duke kaluar mbi 4 milionë, njofton Klan Kosova.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë këngëtarja Enca përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku ajo shihet se po feston për suksesin e projektit të saj më të fundit.
Madje këngëtarja në këtë postim ajo e ka cilësuar veten si “mbretëreshë” ndërsa kolegun e saj, reperin Noizy “mbret”.
https://www.instagram.com/p/BG6aikykv5Z/?taken-by=encahaxhia&hl=en