Të shtunën rreth orës 15:30 janë arrestuar tre persona në Gjilan për shkak se dyshohet që të njëjtit kanë larguar shiritat paralajmërues dhe kanë dëmtuar drynat e disa lokaleve të lojërave të fatit.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë filluar të punojnë, pavarësisht urdhrit të Administratës Tatimore të Kosovës për ndërprerjen e punës, transmeton Klan Kosova.
Pas marrjes në pyetje nga Policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.