Lajmet e fundit

Të mërkurën në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij (nën ndikim të alkoolit), nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor në një pikë kontrolli të veturave.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.