Lajmet e fundit

Komuna e Gjakovës ka arritur një sukses të radhës, ku sot është renditur në mesin e tri komunave fituese në garën e GIZ-it dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës për praktikat më të mira Komunale.
Projekti i Task forcës për mjedis është i themeluar nga kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, ku me shpenzim minimal ka arritur të eliminojë shumë pika të zeza në qytet dhe të senzibilizojë për domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit.