12.09.2015 · përditësuar para 3977 dite1 min lexim
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës do të shpërblejë tatimpaguesit e vitit, siç shkruan në njoftim, 2014.
Ceremonia tradicionale e shpërblimeve të tatimpaguesve bëhet në bashkëpunim edhe me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Sipas organizatorëve "qëllimi i këtij organizimi është që përmes këtij aktiviteti të shpërblehen kontribuesit më të mëdhenj të Buxhetit të Kosovës, të rritet vetëdija e komunitetit të biznesit të vendit tonë rreth obligimeve të tyre fiskale ndaj shtetit, të fuqizohet komunikimi me Administratën Tatimore, të inkurajohen taksapaguesit që të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre, si dhe të prezantohet para opinionit të gjerë publik se nga vijnë të ardhurat e Buxhetit të Kosovës".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.