Lajmet e fundit

Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës të premten ka shpërblyer nxënësit e kryeqytetit.
Janë ndarë 79 mirënjohje për nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar të cilët treguan rezultate të larta në garat si: olimpiada e matematikës, shkencëtari i ri, olimpiada e kimisë, garat e diturisë, poezia më e mirë, piktura dhe eseu më i mirë që u realizuan gjatë vitit 2015-2016, njofton Klan Kosova.