Lajmet e fundit

Një transgjinor që shpenzoi mbi 1 milion dollarë për t’u shndërruar në një “Barbie”, tani është në kërkim të Ken-it të vërtetë.
Nikki Exotika, nga New Jersey, ka ndryshuar çdo pjesë të trupit të saj për gati dy dekada në përpjekje për t’u dukur si kukulla e saj favorite, transmeton Klan Kosova.
Nga mosha dyvjeçare, ajo thotë se e dinte se është e ndryshme, i pëlqente të bënte grim, dhe manikyr të thonjve.
Në moshën katërvjeçare ajo u fiksua me “Barbie”. Pastaj kur u bë 19-vjeçare, ajo i hyri kirurgjisë.
Që atëherë ajo ka shpenzuar mbi 1 milion dollarë për t’u transformuar komplet në një kukull.



