Lajmet e fundit

Ndërsa shkurorëzimi i Melanie Brown nga Stephen Belafonte intensifikohet, janë bërë publike edhe detajet e shpenzimeve luksoze të ish-anëtares së grupit të njohur, Spice Girls.
Gazeta britanike Daily Mail tregoi se këngëtarja ka shpenzuar gjithë 43 milionë dollarët që ajo ka fituar gjatë gjithë karrierës së saj.
Ish-burri i saj, i cili thotë se është i pastrehë ka kërkuar shumë para për divorcin e tyre.
Thuhet se ai kërkon 4,300 dollarë në muaj për ushqim, 2,000 dollarë në muaj për veshje, 11,000 dollarë në muaj për strehim dhe 750 dollarë në muaj për faturën e telefonit të tij.
Avokati i Mel, Jacalyn Davis ka thënë se klientja e tij, Mel është po aq e falimentuar sa Stephen.
Problemet e para të financave të këngëtares ishin të lidhura me stilin e saj të jetesës.
“Ata kurrë nuk kishin para në fund të vitit për të paguar taksat e tyre. Të gjithë të ardhurat e tyre në familje ishin të ardhurat e Mel B nga Spice Girls", ka thënë avokati i këngëtares në argumentimin e tij, transmeton Klan Kosova.
Stephen dhe Mel thuhet se kanë shpenzuar para pa pasur frikë për pasojat.
Me sa duket, çifti kishte tre makina të blinduara, secila prej tyre kushton një çerek milioni dollarë. Makinat mund të përballojnë plumba, bomba dhe madje edhe sulme kimike.
Paratë e këngëtares së njohur nga grupi “Spice Girls” janë shpenzuar shumë edhe për bizhuteri të shtrenjta, madje ajo ka blerë të tilla edhe deri në vlerën prej 250.000 dollarësh. E shpenzimet e saj për çanta të shtrenjta arrijnë edhe deri në 575,000 dollarë.