Lajmet e fundit

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni ka filluar raportimin para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ky takim është i mbyllur për media.
Presidenti Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, më 20 prill kanë emëruar Maxhunin në krye të AKI-së.
Maxhuni para emërimit si shef i AKI-së, ishte drejtor i Policisë.
Para tij në postin e shefit të AKI-së ishte Driton Gashi i cili dha dorëheqja pas kërkesës së kryeministrit Haradinajt për ta liruar detyrën pas rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq.