Lajmet e fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka folur lidhur me arrestimin e djeshëm të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Ne kemi pasë një vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve të shtetit serb që kanë qenë të paralajmëruara për të vizituar Kosovën. Ne e kemi zbatuar”.
"Ai vendim është ekzekutuar nga njësitë kompetente në pjesën veriore. Ka pasë vetëm ndalim-hyrje për Marko Gjuriqin, nuk ka pasë ndonjë akuzë tjetër”, ka thënë Maxhuni, njofton Klan Kosova.
Maxhuni këto komente i ka bërë gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për raportin vjetor të punës për vitin 2017.
I pari i Policisë e ka mohuar se ka pasur refuzim nga komandanti i policisë në veri për të zbatuar urdhrat.
"Me përgjegjësi e them se nuk ka pasë refuzim të urdhrave nga komandanti i Policisë në veri, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës".