Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook nën shoqërinë e Dua Lipës, yllit botëror në ngjitje të cilën e ka takuar gjatë qëndrimit të tij në SHBA, njofton Klan Kosova.
“Gjatë qëndrimit në ShBA pata rastin ta takoj Dua Lipen e cila po i mbante disa koncerte/gigs anëmbanë Amerikës duke mahnitur audiencat me talentin e saj. Ne krahasim me madhësinë e shtetit, talenti i Kosovës në art në shpërputhje të madhe. Për Duan dhe Prishtinën, më vonë”, ka shkruar Ahmeti nën fotografi.
Dua - ditë më parë publikoi këngën e saj më të re “Hotter Than Hell” së bashku me videoklip.