Lajmet e fundit

Sot janë bërë pesë vite nga vdekja e aktorit të mirënjohur Ali Ahmeti, njëherit edhe babai i kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
E ky i fundit përmes një statusi në Facebook, ka kujtuar babanë e tij, me mall dhe ashtu siç ishte i buzëqeshur.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Sot bëhen pesë vite nga ndarja nga jeta e prindit tim Ali Ahmeti. Nuk ka ditë që nuk e kujtoj e që nuk e përmend dikush tjetër. Dashuria dhe lumturia që na dha tërë jetën neve si familje na mbush edhe sot.
Para pesë viteve në mbledhjen lamtumirëse në Teatrin Kombëtar, nana dhe vëllau më luten që unë ta mbaj fjalimin në emër të familjes. Mjaft vështirë por Ala fuqinë e ka pas që në momentet më të vështira të ka shti me qesh.
Edhe sot, më e madhe se malli e mërzia është buzëqeshja e kujtimi për ty. Vazhdo me buzëqesh...” shkruan Shpend Ahmeti.
