23.03.2017 · përditësuar para 3418 dite1 min lexim
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se kërcënimet dhe dhuna nuk i ndalin Lëvizjen Vetëvendosje.
“Krejt ata që e kundërshtojnë Lëvizjen dhe nuk pajtohen me qëndrimet tona besoj që së paku e kanë të qartë një gjë, me kërcënime e dhunë nuk na e ndërrojnë mendjen e as që na ndalin”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Vetëm se na e forcojnë bindjen për rrugën përpara”.
Ahmeti iu ka referuar sulmit të Agron Kabashit, aktivistit të Vetëvendosjes, i cili ka ndodh mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.