Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit ka deklaruar se Ahmeti po qeveris keq.
Ahmeti që udhëheq me kryeqytetin që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka ftuar kryeministrin Mustafa në debat publik në cilindo televizion për t’u ballafaqur për aspektet e qeverisjes lokale dhe qendrore, njofton Klan Kosova
Isa Mustafa: Shpend Ahmeti po qeveris keq.
Kur të don, në cilindo televizion, me cilindo moderator, e ftoj për me i debatu mënyrat e qeverisjes, si per qeverisjen e tij, si per qeverisjen tonë, si ne kryeqytet ashtu edhe në shtet, ka shkruar Ahmeti në Facebook, njofton Klan Kosova.